Presidenti i CSKA Sofia telefonon Alban Bushin, kërkon yllin e Superiores dhe “trurin” e Teutës

Sherif Kallaku është “truri” i mesfushës dhe lojës së Teutës. Të gjitha aksionet që vijnë nga ana e klubit durrsak krijohen nga këmbët e këtij lojtari, që ka vizion dhe fantazi. Për këtë arsye është njëkohësisht edhe në kryeqendër të vëmendjes së skuadrave të huaja.

Gjithmonë ka treguar besnikëri ndaj Teutës, ku megjithëse ka pasur interesimet e shumë ekipeve me histori në Superiore dhe që kanë si objektiv titullin kampion, nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Kjo pasi të vetmen mundësi largimi e kërkonte jashtë Shqipërisë.

Moderatori i emisionit “Pressing” dhe gazetari i njohuri, Gerti Çarçani, ka treguar se CSKA Sofia po e kërkon Kallakun. Madje duke shtuar se presidenti i kësaj skuadre ka telefonuar trajnerin e Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, duke kërkuar më tepër informacione mbi mesfushorin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *