Presidenti i Ajntrahtit: Tifozë, mos udhëtoni në Romë! Lacialët janë mizorë!

0

Me datë 13 dhjetor, Lacio pret Ajntrahtin e Frankfurtit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa Ligës. Një ndeshje shumë e fortë në fushë, por dhe në shkallët e stadiumit. Për këtë sfidë kanë dalë në shitje 6 mijë bileta për tifozët gjermanë, por presidenti i Ajntrahtit ka lëshuar një deklaratë për “Calciomercato.com”, ku iu bën thirrje tifozëve të tij të mos udhëtojnë drejt Romës.

Qëndroni në shtëpi dhe shiheni ndeshjen në televizor. Në Romë ka një grupim mizor tifozësh të ekstremit të djathtë, shumë të vështirë për t’u menaxhuar”, komenton Piter Fisher, kreu i klubit nga Frankfurti.

Presidenti i Ajntrahtit të Frankfurtit

Ultrasit lacialë njihen si shumë të zjarrtë dhe preferojnë sherret e shumta dhe përleshjet. Transfertat në Romë janë të rrezikshme për çdo tifozëri dhe Fisher kërkon t’i paraprijë ndonjë situate të komplikuar, duke i bërë thirrje ultrasve gjermanë ta “harrojnë” këtë transfertë dhe ta ndjekin takimin në TV.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg