President dhe logo e re, Brazili ndryshon fytyrë

0

Federata e futbollit të Brazilit ka ndërruar “timonier”. Presidenti i ri i institucionit qeverisës së futbollit brazilian do të jetë Rozherio Kaboklo.

Në fjalimin e tij të parë si president, 46-vjeçari, Kaboklo premtoi një revolucion të futbollit brazilian. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm numri një i FIFA-s, Xhani Infantino dhe kreu i CONMEBOL, Alehanro Domungez.

Logo e re

Në ceremoninë  e zhvilluar dje në Rio De Zhaneiro u prezantua dizajni i logos së re të Federatës dhe uniformat e përgatitura nga kompania “Nike” për skuadrën e futbollit që do përfaqësojë Brazilin në lojërat olimpike “Tokio 2020”.

Një tjetër risi e presidencës së Kaboklos është krijimi i “Këshillit të Legjendave”. Ky do të jetë një grup prej 11 futbollistësh që kanë shkruar histori me skuadrën e Brazilit. Emra si Kafu, Gilberto Silva dhe Kareka janë pjesë e këtij komisioni që do të takohet njëherë në vit me presidentin e Kaboklo në një tryezë të përbashkët, ku do të diskutohet mbi gjendjen e futbollit brazilian

Këshilli i Legjendave
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.