“Pres deklaratën e Skënderbeut”, Bregu bëhet gati për largimin: Por në Shkodër do të jem

Dejvi Bregu është njeriu i momentit te Skënderbeu. Sulmuesi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë deri tani dhe golat apo paraqitjet e tij në fushë kanë qenë një ndihmë e madhe për klubin korçar. E ardhmja e Bregut pritet të jetë jashtë Shqipërisë dhe për këtë po punon presidenti Takaj.

Futbollisti bën edhe një herë me dije se e ka lënë transferimin e tij në dorë të presidentit dhe se ofertat për të janë duke u shqyrtuar. Gjithashtu shton se pret deklaratën e Skënderbeut për të ardhmen e tij. Megjithatë, fundjava me shumë mundësi do e gjejë sërish në Superiore, teksa Bregu tregon se po stërvitet për të qenë nga minuta e parë të shtunën ndaj Vllaznisë.

“Përderisa është momenti që të qendroj në Korçë aq sa thotë klubi, unë do jap maksimumin për Skënderbeun. Pastaj siç e kam thënë edhe më parë duhet të japë klubi një deklaratë. Ia kam lënë në dorë presidentit. Në kontaktet që kam pasur me klubin dhe anëtarë të tij më kanë thënë që kanë ardhur oferta. Po i shqyrtojnë dhe po i vlerësojnë. Përderisa klubi më ka thënë të stërvitem unë do e bëj një gjë të tillë dhe do jem nga minuta e parë në Shkodër”, ka thënë Dejvi Bregu për “Balkanweb”./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *