Prenga: Pa merkato do ngelim në klasë, do shikoni një Laç ndryshe pas janarit 

Besnik Prenga ka ardhur me këmbën e mbarë te skuadra e Laçit duke marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e fundit. Trajneri i kurbinasve foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku tregoi se skuadra e tij bëri mirë, megjithatë nuk është plotësisht i kënaqur.

numri një i stolit të bardhezinjtë foli hapur për merkaton, ku veçoi se duhet me çdo kusht që të afrohen lojtarë që bëjnë diferencën, duke premtuar se më pas duhet të presim një skuadër ndryshe.

BARAZIMI – Dua të uroj të dyja skuadrat dhe të gjithë lojtarë që u aktivizuan sot, për lojën korrekte që zhvilluan. Të dyja ekipet dhanë më të mirën e tyre në fushë. Sa i përket rezultatit ne nuk vijmë për të marrë barazi. në të dyja këto dy ndeshje doja të fitoja dhe ishim të organizuar për të marrë një fitore sot. Nuk kaluam në aventurë që të sulmonim shumë, pasi kishim para një skuadër shumë cilësore, me shumë ndeshje radhazi pa humbje, ku ka harmoni. E kam përgatitur ndeshjen për ta fituar.

TËRHEQJA NË PJESËN E DYTË – “Ishte imponim tërheqja, por luanim edhe në transfertë, Teuta luante me topa të gjatë dhe është më e lehtë për t’u mbrojtur me topat e gjatë. Na vunë në presion, por ne e kontrolluam lojën dhe ishim të qetë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe Kallaku realizoi një gol të shkëlqyer. Luajtëm pas nuk donim të kalonim në aventurë, pasi kishim rezultat. Nuk jam i pakënaqur, por as i kënaqur”.

SKUADRA – “Skuadra ka punuar mirë dhe na mungon pak ritmi, pasi kemi luajtur edhe në Europë. Kemi harxhuar shumë energji dhe nuk kemi pushuar. Laçi nuk ka bërë rrotacione. Kur ktheja kokën nga stoli nuk kisha lojtarë që nuk mund t’u besoja. Dua të shmang pyetjen se pse erdhi kjo gjë. Uroj që me merkaton ekipi do të marrë fizionomi tjetër. Nëse duam të luftojmë për Europë na duhen përforcime, pasi në të kundërt do të ngelim në klasë”.

LOJA – “Jam i kënaqur me lojtarët, pasi e kemi në karakter që të fitojnë duelet. E kemi bërë diçka të tillë në të dyja këto ndeshje. Ishim të sigurt me topin në zotërim. Teuta na rrezikoi pak në fillimin e pjesës së dytë. Nuk ishte vetëkënaqësi. E di se çfarë ishte dhe u mundova ta them, por shpresoj që me fazën përgatitore do të përmirësohemi”.

MERKATO – “Laçi si me mua dhe pa mua ka karakter. Laçi në shtëpi, por edhe jashtë është një skuadër e fortë. Ne veriorët marrim maksimumin nga natyra. Lojtarët japin më të mirën. Trajnerët lëvizin. Ekipi ka nevojë për lojtarë që bëjnë ndryshimin, nëse ka pretendime të mëdha. jemi grup i fortë, por na duhen lojtarë që bëjnë diferencën. Besoj se do të jemi më ët rritur fizikisht dhe më të përforcuar. Do të shikoni një Laç tjetër, por pa humbur shpirtin e garës.

TREGU KROAT – “Kroacia ka përparësi, pasi është më e lehtë t’i kontrolloj dhe mbetet një pistë e hapur, por nuk jemi kundër lojtarëve që na vijnë nga Gjermania apo Holanda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *