Prenga: Laçi nuk është përforcuar,  ka bërë diçka tjetër

Besnik Prenga është nga ata që flasin drejtpërdrejtë. Eksperienca e tij në Kroaci i ka dhënë shumë, ndërkohë që tanimë drejton skuadrën e Laçit. Pas miqësores me Tiranën ai i habiti gazetarët e pranishëm, teksa u shpreh se nuk u kënaq nga ekipi prej faktit se luan mirë atëherë kur nuk duhet. Këtë Laç ai e do kur të nisë gara.

Për momentin fokusi është te faza përgatitore dhe Prenga në Supersport është shprehur kështu: “ Faza është e mërzitshme dhe e lodhshme për lojtarët. Jam i kënaqur me ecurinë, djemtë janë të karikuar. Do e presim kampionatin të karikuar”.

Merkato është një temë delikate dhe trajneri i kurbinase deklaron: “Nuk mund të them se kemi përforcuar ekipin, kemi rritur konkurrencën. Gjithmonë duam grup të fortë. Kemi 15-16 lojtarë cilësorë, secili pret momentin e tij”.

Në fund Prenga flet edhe për objektivat: “Në sport nuk ka limite, futbollistët duan maksimumin. Ai nuk dihet. Po të ishte bërë renditja në fillim, ndoshta nuk do ishim këtu ku jemi. Ne punojmë dhe i marrim ndeshjet një nga një. Duhet vazhdimësi. Kemi elementë të rinj dhe nuk kemi lëvizur nga politikat e klubit. Synojmë Europën, nëse do vijë diçka më shumë se vendi i tretë apo i katërt, do e marrim me të dyja duart”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *