Premtimi për tifozët shkodranë, Jonuz: Tani, një Vllazni ndryshe

0

Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit të Vllaznisë. Në fjalët e tij të para si trajneri i ekipit shkodran, 57-vjeçari vlerësoi historinë e madhe të klubit të Vllaznisë dhe premtoi se së bashku me drejtuesit do përgatisin një ekip shumë ndryshe nga ai i viteve të fundit.

Arsyeja përse u afrova te Vllaznia është emri i madh dhe historia e kësaj skuadre. Sapo mu dha si mundësi nuk hezitova dhe thashë menjëherë po. Kam biseduar me drejtues të klubit dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mira”.

Nuk kam shumë njohuri për skuadrën aktuale, por jam munduar të marr informacione gjatë këtyre ditëve. Do vazhdoj të punoj në ditët në vazhdim dhe besoj se të hënën ose të martën do të nisim punën për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga vitet e fundit. Kam marrë të gjithë mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe jam i bindur që do ia dalim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.