Premtimi i kapitenit, Rojs: Unë te Bajerni? Harrojeni, nuk do ndodhë kurrë!

Marko Rojs është një nga lojtarët më të talentuar dhe më besnikë që ekzistojnë në botën e futbollit. Sulmuesi aktivizohet me Dortmundin që nga viti 2012, ndërkohë që ka refuzuar oferta të shumta gjatë kësaj periudhe.

Bajerni është ndër klubet që e ka kërkuar më shumë, por ai nuk është si Levandovski, Gëce dhe Humels, të cilët lanë verdhezinjtë për të kaluar në Bavari. Rojs është ndryshe dhe një gjë të tillë nuk do e bënte kurrë për respekt të Dortmundit dhe tifozëve të tij.

Ai po shijon një sezon fantastik, ka shënuar 11 gola në kampionat, Dortmundi kryeson Bundesligën me gjashtë pikë më shumë se Bajerni dhe në Champions do të përballen me Totenhemin. Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, 29-vjeçari bën një premtim në lidhje me të ardhmen.

Unë? Të Bajerni? Kurrë! Nuk do të më shikoni kurrë të vesh bluzën e Bajernit të Mynihut dhe unë ja u premtoj këtë gjë. Jam kapiteni i Dortmundit dhe duhet të jem një shembull”, përfundon Marko Rojs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *