Premtimi i Infantinos: Do shihini një botëror të paharrueshëm në Katar!

0

Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive në planet, të paktën për ata që e ndjekin sportin. Në vitin 2022 do të jetë Katari që do të mirëpresë botërorin, por duhet përmendur se do të organizohet ndyshe nga çdo herë tjetër në peiudhën nëntor-dhjetor. Edhe pse ka pa pasur jo pak skeptikë për këtë organizim, presidenti Xhani Infantino ka dhënë një prononcim për “FIFA.com” duke premtuar se do të jetë një Kupë Bote e jashtëzakonshme, duke zbuluar dhe disa detaje.

“Në Katar janë të gjithë elementët për të organizuar Botërorin e vitit 2022, që do të jetë i paharrueshëm. Do të jetë në event shumë kompakt, pasi të gjitha stadiumet janë në një distancë maksimumin një orë. Katari është një vend që ka infrastrukturën e duhur dhe të gjitha mundësitë për të pritur një kompeticion kaq të madh. Edhe kushtet atmosferike do të jenë të përshtatshme, pasi në nëntor-dhjetor,atë temperaturat variojnë nga 15 deri në 25 gradë celsius.

“Jam i bindur se kushdo që të do të udhëtojë për ta ndjekur këtë Kupë Bote do të mbetet i mahnitur. Do të zbulojnë një vend mahnitës,  por do të shijojnë dhe rrezet e dellit në një periudhë që konsiderohet dimër. Do të jetë një periudhë feste për të gjithë. Mesazhi im për të gjithë ata që e duan futbollin është që të mos mungojnë në këtë Kupë Bote, e cila do të jetë më e mira ndonjëherë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.