Premtimi i dhënë babait dhe titulli kampion bote, Isufi: Ky është shansi im

0

Boksieri shqiptar Shefat Isufi do të ndeshjet më 18 maj kundër anglezi Billy Joe Saunders në një duel të vlefshëm për titullin kampion bote “WBO” të peshës “super middleweight” (deri në 76 kg), që u la vakant nga meksikani Gilberto Ramirez.

Saunders vjen si absolut në këtë përballje. Boksieri anglez ka një “CV” të admirueshme prej prej 27 fitoresh (13 nokaut) dhe asnjë humbje ose barazim, për më tepër dueli do të zhvillohet në Angli.

Në konferencën për shtyp të bërë ditën e djeshme, boksieri shqiptar u shpreh se kishte pritur shumë kohë që t’i vinte shansi  për të luftuar për një titull kampion bote.

“Billy mund të ketë me miliona njerëz që bëjnë tifozllëk për të, por në natën e duelit, në ring do të futemi vetëm ne të dy. Do t’i jap atij një duel shumë të vështirë. Billy është një boksier shumë i mirë, ka shpejtësi dhe godet mirë, por jam i bindur se do t’i hap jo pak telashe. kam premtuar babait tim kur ndodhej në shtratin e vdekjes se do të bëhesha kampion bote, ky është shansi im”, tha Isufi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.