Premierliga hapet me Junaitid-Lestër, mbyllet me supersfidën Arsenal-Siti

Sezoni i ri i Premierligës angleze do të nisë të premten e 10 gushtit, me duelin ku Mançester Junajtid do të presë në “Olld Traford” Lestërin në orën 21:00. Përballja e skuadrës së Zhoze Murinjos me “dhelpërat” do të jetë ndeshja e parë që do të transfetohet për sezonin 2018-2019 në Angli.

Në këtë mënyrë, Lestëri do të zbresë në fushë për herë të dytë radhazi në takimin hapës të sezonit në Premierligë, pasi edicionin e kaluar luajtën përballjen emocionuese me Arsenalin, që u fituan 4-3 nga “topçinjtë”.

Të shtunën do të luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve, ku spikat sfida ndërmjet Njukasëll dhe Totenham, ndërsa dueli më i bukur i javës së parë është padyshim ai që do të zhvillohet të dielën në Londër, ku trajneri Unai Emeri do të debutojë me Arsenalin përballë kampionëve në fuqi të Mançester Sitit.

 

Premierligë/ Java I

10 gusht

21:00 Mançester Junajtid-Lestër Siti

11 gusht

13:30 Njukasëll-Totenham

16:00 Burnemuth-Kardif Siti

16:00 Fulham-Kristal Palas

16:00 Hadërsfilld-Çelsi

16:00 Uotford-Brajton

18:30 Volverhempton-Everton

12 gusht

14:30 Liverpul-Uest Hem

14:30 Sauthempton-Bërnli

17:00 Arsenal-Mançester Siti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *