Premier Ligë e çmendur, që tani drejt rekordit historik të shpenzimeve

0

Ashtu si çdo vit, ekipet angleze vazhdojnë me shpenzimet marramendëse. Këtë vit, me vetëm 10 ditë nga hapja e merkatos, ekipet e Premier League kanë shpenzuar plot 571 milionë sterlina.

Manchester United, siç është bërë zakon tashmë, kryeson këtë renditje me 106 milionë sterlina dhe dje zyrtarizoi blerjen e Lukakut për plot 75 milionë.

Ekipet që marrin pjesë ne kompeticionet evropiane zënë vendet kryesore, së bashku me surprizën Huddersfield, që për momentin ndodhet e pesta me 36 milionë sterlina.

Me te drejtat televizive që shtohen vit pas viti, duket se kalimi i vlerës së vjetshme te transferimeve mbi 1 miliard sterlina mund të ndodhë që këtë muaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image