Premier Liga shpall lojtarin e muajit, Liverpuli ka një motiv për të festuar

Janarin e këtij viti, Liverpuli bëri të tijin mbrojtësin Virxhil Van Dijk, duke e kthyer holandezin në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Plot 71 milionë sterlina të shpenzuara për gjigantin e mbrojtjes dhe kur kanë kaluar gati një vit, duket se ky investim i ka dhënë frytet e tij.

Van Dijk është kthyer në një lider në ekipin e “The Reds” dhe paraqitjet e tij kanë qenë fantastike deri tani. 27-vjeçari gjithashtu është një pikë kyçe dhe në kombëtaren e Holandës, ku dhe është kapiten. Gjithsesi, për t’u kthyer te Liverpuli, mbrojtësi ka marrë ditën e sotme një vlerësim.

Lojtari i muajit nëntor në Premier Ligë është shpallur, pikërisht Van Dijk. Një vlerësim që konfirmon formën e mirë që po kalon holandezi dhe paraqitjet e mira që ai po tregon me fanellën e Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *