Premier Liga nuk refuzohet, trajneri i mrekullisë përgatit rikthimin

Njukasëlli nuk dëshiron të humbasë kohë dhe po tenton të gjejë sa më shpejt zëvendësuesin e Rafa Benitez. Emra të rëndësishëm qarkullojnë si Zhoze Murinjo, Xhenaro Gatuzo, Xhovani Van Bronkhorst apo edhe Mikel Arteta, i cili punon si ndihmës i Pep Guardiolës te Siti.

Një tjetër emër ka dalë së fundi në skenë. Klaudio Ranier është i interesuar për t’u ulur në stolin e “qymyrxhinjve”. 67-vjeçari mbylli në fund të sezonit raportin me Romën dhe në Premier Ligë rikthehet gjithmonë me kënaqësi.

Ranieri shkroi një ndër historitë më të bukura të futbollit në sezonin 2015-2016, duke fituar titullin kampion me Leister Sitin. Italiani ka drejtuar edhe Çelsin dhe Fulhemi, ndërsa Nukasëlli mund të bëhet ekipi i katërt anglez që drejton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *