Premier Liga e pamëshirshme, ja formacioni i lojtarëve të padëshiruar

Premier League është kampionati më i ndjekur dhe më i fortë në botë, prandaj dhe ekipet angleze duhet të tregohen të pamëshirshme nëse duan sukses. Kemi parë shpeshherë lojtarë të klasit botëror të largohen nga drejtuesit e klubit sikur të ishin lojtarë amatorë, duke mos u menduar dy herë.

Edhe këtë sezon, shumë lojtarë janë larguar nga klubet e Premier League. Plot 164 lojtarë për të qenë të saktë. Emrave si Aron Ramsej, Dani Uellbek, Daniel Starrixh, Fernando Jorente e shumë të tjerë, nuk iu është ofruar kontratë e re nga klubet e tyre, duke i larguar.

Vetëm Aron Ramsej ka dalë i fituar nga kjo “prerje kokash”, pasi ka nënshkruar kontratën e jetës me Juventusin, ku do të përfitojë 400 mijë euro në javë. Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve, janë pa kontratë. Ky është formacioni i 11 lojtarëve më të mirë në Premier League që janë larguar nga klubet e tyre:

Premier League XI (4-4-2)
Vorm
Lishtajner – Xhagielka – Kahill – Moreno
Valencia – Herrera – Ramsej – Uellbek
Starrixh – Jorente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *