Premier League zbukuron Krishtlindjet, problem bëhet një kompani transmetimi që ndryshon oraret

Premier Liga angleze do të vazhdojë si gjithnjë edhe në periudhën e festave të fundvitit, ndërsa janë zbardhur edhe oraret për ndeshjet që do të luhet një ditë pas Krshtlindjeve, ose siç njihet ndryshe Boxing Day. Ndeshjet do të zhvillohen në tre orare të ndryshme përgjatë ditës, ndërsa Liverpool do të luajë në orën 21:00 në mbrëmje në transfertën ndaj Leicesterit.

Por ky orar ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e të kuqve, të cilët ndihen të shpërfillur. Kjo pasi ora kur zhvillohet ndeshja është ndryshuar për të favorizuar kompaninë Amazon Prime, e cila ka të drejtën e transmetimit të këtyre ndeshjeve, ndërsa tifozët do e kenë të pamundur të ndjekin ekipin nga afër për shkak të transportit publik, i cili pritet të mos punojë për shkak të festive.

Grupimi i tifozëve të Liverpool i njohur si “Spirit of Shankly” kërkojnë një ndryshim të orarit për këtë përballje si dhe kanë shprehur pakënaqësitë për mënyrën se si është menduar të organizohet ndeshja.

“Nuk ka shërbim kombëtar të trenave në këtë ditë dhe transporti public do të jetë i reduktuar, sigurisht nëse do të shërbejnë në kohën kur ndeshja të ketë përfunduar. Të dyja palët e tifozëve do të hasin vështirësi për të shkuar dhe për t’u larguar nga stadiumi.

Një pasojë e këtij ndryshimi mospërfillës dhe me kosideratë zero bën që edhe ndeshja e radhës e Liverpool-it që luan në shtëpi ndaj Wolves do të zhvendoset të dielën e 29 dhjetorit. Sërish me ndikime negative dhe të paleverdisshme për tifozët dhe punëtorët”, kanë deklaruar “Spirit of Shankly”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *