Premier League shkon drejt revolucionit, gati të sjellin një “Netflix” për futbollin

0

Premier League po mendon të revolucionarizojë mënyrën  e transmetimit të ndeshjeve për sportdashësit. Aktualisht përballjet e një prej kampionateve më të fortë të botës transmetohen në “Sky Sport” dhe “BTsport” dhe kjo u kushton shumë tifozëve britanikë. Këta të fundit paguajnë afërsisht 1000 paund në vit ose rreth 80 paund në muaj, në mënyrë që të shohin takimet e elitës së futbollit anglez.

Për këtë arsye organizatorët e Premier League po mendojnë të huazojnë idenë e “Netflix” për të transmetuar ndeshjet e klubeve angleze. Sipas gazetarëve të “The Guardian”, të gjitha takimet do të shfaqen në një kanal online, që do i përkasë organizatorëve të kampionatit anglez, ndërsa të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të abonohen për një tarifë shumë më të ulët se ajo që aktualisht paguajnë për të pasur akses në sfidat e Premier League. Gjithçka mendohet të vihet në zbatim në vitin 2020, teksa do të testohet fillimisht në shtetet e huaja për t’u aplikuar më pas në ishullin britanik./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.