Preket lehtë nga kundërshtari, Berguis për “Oskar”

Fejnord mori një fitore mjaft të vlefshme fundjavën që lamë pas, me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Utreht. Ishte një gol i Robin Van Persit në minutën e 87-të, që i dha fitoren të besuarve të Xhovani Van Bronkorst.

Përveç ndeshjes së fituar, ajo çka ra në sy në këtë sfidë ishte një moment, ku lojtari i Fejnord, Stiven Berguis ka një kontakt të lehtë me një futbollist të Utreht dhe reagimi që bën lojtari i kombëtares holandeze është me të vërtetë për tu vlerësuar me “Oskar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *