Prekëse/ Si në filmin “Haçiko”! Qeni pret ende Skënder Kurtin, me sytë nga shkalla për legjendën që ndërroi jetë

Nga Klaudio Ndreca

Qeni është miku më i mirë i njeriut, ky është jo vetëm një përkufizim i bukur, por edhe ka fakte që e dëshmojnë një gjë të tillë. Dashuria dhe besnikëria e dhënë kundrejt tij, nuk mund të harrohet kurrsesi, shumë më ndryshe që mund të ndodhë më qëniet njerëzore.

Si në filmin “Haçiko”, që do të prekte të gjithë zemrat e njerëzve kudo në botë. Miku besnik që pret njeriun që i qendronte afër për vite e vite me rradhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë. Një rast i tillë identik ka ndodhur edhe me Skënder Kurtin. Murat Basha rrëfen se qeni Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri, që ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Jo vetëm Haçiko, por edhe Kuqi është një legjendë… /Sport Ekspres/

Postimi i plotë

Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi..