Prej 88 vitesh bilanc negativ, Barça kërkon përmbysjen e historisë së “El Clasicos”

Mbrëmjen e sotme do të luhet “El Clasico” i famshëm, ku Barcelona do të presë Realin e Madridit për gjysmëfinalen e parë të “Copa Del Rey”. Do të jetë përballja e dytë mes skuadrave për këtë sezon, ku në ndeshjen e parë, ekipi blaugana “shpartalloi” madrilenët 5-1.

Sfida që do të luhet sot do të jetë ndeshja numër 238 mes dy ekipeve, ku Reali kryeson me 95 fitore, ndërsa Barça ndjek me dy më pak. 50 ndeshja janë mbyllur në barazim. Bilanci është në favor të Realit të Madridit, por katalanasit tashmë kanë mundësinë ta barazojnë këtë bilanc në dy sfidat që do të luhen për “Copa Del Rey”.

Në rast se një gjë e tillë ndodh, pra që Barcelona të fitojë dy përballjet për Kupë dhe të barazojë Realin me 95 fitore, do të jetë e para herë që ndodh që nga viti i largët 1931. Në atë kohë, secili nga ekipet numëronte 5 fitore. Që nga ajo kohë Reali qëndron në krye, tashmë blaugranat kanë mundësinë të barazojnë këtë rekord negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *