Preiti pranë largimit, çfarë bëri keq ai?

0

Italiani ishte shumë pranë largimit, madje u kërkuar edhe zëvendësuesi i tij. Merkatoja, rezultatet e skuadrës kanë bërë që Drejtori Sportiv të mos e ketë të gjatë

Italiani, me afrimin e Olsi Ramës si Drejtor i Përgjithshëm, duket se nuk do ta ketë të gjatë në skuadrën e Partizanit. Antonelo Preiti u afrua me “demat” në fund të sezonit të kaluar duke qenë ndër një ndër besnikët e Drejtorit të Përgjithshëm Luçiano Moxhi. Megjithatë, merkatoja e verës dhe rezultatet e Partizanit në fazën e parë të sezonit kanë lëkundur shumë pozitat e tij, madje kanë bërë që italiani të humbasë “mburojën” e Moxhit. Drejtori i Përgjithshëm nuk e pengon rrugën e largimit të Preitit.

LARGIMI – Drejtori Sportiv i Partizanit ishte vetëm një hap largimit në momentin që ndodhi rokada e pankinave. Në rolin e italianit u kërkuar edhe zëvendësuesi i tij, por nuk u gjet gjuha e përbashkët me asnjë nga kandidatët e përmendur. Kjo ka bërë që Preiti t’i shpëtojë stuhisë së parë, megjithatë “shtrëngata” e vërtetë në klubin e Partizanit do të nisë në merkaton e janarit, aty ku do të ketë ndryshime të mëdha. Kjo jo vetëm në grupin e lojtarëve, por edhe në administratë. Afrimi i Olsi Ramës si Drejtor i Përgjithshëm do të spostojë edhe Moxhin si këshilltar në krahun e presidentit Demi. Ky është roli që italiani ka deklaruar se mban, por në realitet 80-vjeçari ka qenë Drejtor i Përgjithshëm. Këtë e ka pranuar edhe trajneri aktual Sulejman Starova në daljet e tij publike, por edhe çdo person tjetër në klubin e kuq. Madje, edhe presidenti Demi ka pohuar se është Moxhi që do të jetë përgjegjës për merkaton dhe afrimet e largimet. Ashtu siç ndodhi në verë.

KU GABOI PREITI? – Italiani duket i përkushtuar, pasi ka ndjekur skuadrën në seancat stërvitore duke i qëndruar shumë pranë edhe Julianos. Megjithatë, rezultatet nuk i japin aspak të drejtë. Preiti bëri autogol akoma pa marrë “frenat” e Partizanit, pasi e nënvlerësoi kampionatin shqiptar dhe cilësinë e tij. Merkatoja ishte skandaloze duke afruar lojtarë që nuk arrijnë të grumbullohen as në 18-she dhe jo më të japin kontribut. Afrimet e italianit lanë shumë për të dëshiruar. Në fund, te “demat” ka një bilanc dhe arka e klubit është rënduar nga merkatoja e gabuar. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, Julianoja ishte i pari. I dyti duket se do të jetë Preiti, ndërsa reaksioni zinxhir mund të prekë edhe “të paprekshmin” Moxhi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image