Preiti: Herrera si Torasa, kohë për futbollistët e rinj

Drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku ka analizuar situatën te Partizani, por edhe afrimet e reja në merkaton e verës. Për afrimet e reja, drejtori sportiv kërkon kohë që të mbërrijnë atje ku duhet.  “Futbollistëve të afruar në merkaton e verës iu duhet dhënë kohë që të përshtaten. Selvaxho dhe Shahinas janë lojtarë të rinj, sepse janë të datëlindjes ’96. Ne ishim të vetëdijshëm që, edhe pse afruam Selvaxhon, titullar do të ishte Fejzullahi. Shahinas është lojtar i talentuar, sepse është formuar në akademitë e futbollit italian”, – u shpreh Preiti fillimisht.

Më tej, ai ka bërë edhe një krahasim ndërmjet Torasës dhe Herrerës, ndërsa ka kërkuar që lojtarëve të afruar rishtas në merkaton e verës duhet t’i jepet më shumë kohë, pasi futbolli ka të papritura duke dhënë edhe shembuj për këtë. “Për Herreran jam dakord, sepse ende nuk ka spikatur. Por, mesa kam parë, ai nuk ka asgjë më pak se Torasa, i cili ishte vjet te Partizani. Gjatë karrierës sime në fushën e futbollit kam pasur eksperienca si me Kuadradon, të cilin e mora tek Udineze dhe më pas e huazuam në Serinë B. Më pas e shitëm për 40 milionë euro. Po ashtu edhe Paleta. Kur e mora nga Argjentina, ai nuk luajti fare për 6 muaj në Seria A. Më pas eci shumë, duke shkuar deri te Milani. Ndaj them se edhe lojtarët duan ndonjëherë kohë për t’u përshtatur”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *