Prapaskenat, presidenti i Sitit zbulon operacionin “Mesi”

Presidenti dhe administratori i deleguar i Mançester Sitit, Khaldun Al Mubarak ka rrëfyer një detaj interesant sa i përket merkatos së klubit anglez.

Gjatë një konference për shtyp, kur është pyetur se cilin lojtar do të dëshironte të shihte me bluzën e “Qytetarëve”, Mubarak është përgjigjur: “Leo Mesi. I kërkuam Guardiolës të bisedonte me të, i ofruam trefishin e rrogës që merrte te Barcelona, por ai nuk pranoi kurrë.”

Al Mubarak

Kjo tentativë ka ndodhur në vitin 2016, kur Siti sapo kishte emëruar spanjollin në stolin e ekipit. Ata tentuan të bindnin yllin argjentinas, por ai refuzoi kontratën milionere, duke i qëndruar besnik Barcelonës.

Siti provoi përsëri më një vit më vonë, duke i ofruar Mesit 100 milionë euro kesh në dorë, sapo të firmosej kontrata dhe pesë vite kontratë me një rrogë prej 50 milionë eurosh në sezon. Mesi refuzoi përsëri dhe rinovoi me ekipin katalanas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *