Prapaskenat/ Oferta qesharake 1 paund për Suarez, pronari i Liverpool: Çfarë keni pirë?

Në verën e vitit 2013 pranë klubit të Liverpool do të vinte një ofertë qësharake për më të mirin e tyre. Luis Suarez ishte shënjestra e çdo ekipi që kërkonte një sulmues klasi. Aq më tepër që Liverpool në atë sezon nuk mundi të shkonte në Champions Legue, një arsye më shumë edhe për Suarez që të linte të kuqtë.

Nga klubi ishte vënë një kluzolë lirimi si fillim dhe më pas nisja e diskutimeve për ofertën zyrtare. Në këto kushte prapaskenat më qesharake ndodhën mes Liverpool dhe Arsenal. Këta të fundit duke mos qenë në kushte për të blerë kartonin, vendosën të bëjnë një shaka të “bukur” me të kuqtë.

Ish-drejtori sportiv i topçinjve Dick Law dërgoi një ofertë zyrtare pranë klubit të Liverpool, 40 milion paund për klauzolën, dhe 1 paund për nisjen e diskutimeve. Një ofertë e habitshme që mbi të gjithë arriti të nxehu pronarin e të kuqve, John Henry.

40+1milion paund ishte oferta më qesharake për ta aq sa presidenti Henry iu përgjigjë Arsenalit në një postim në Twitter: Çfarë keni pirë ju aty në Emirates? Një ragim që tek Arsenali e prisnin me buzën në gaz aq sa ish-drejtori Law ka pranuar së fundmi se e gjithë situate që krijuan në 2013-tën ishte një lojë që donin të bënin me Liverpool-in./Sport Ekspres/