Prapaskenat e merkatos, Kastrioti tentoi “ish”-in e Tiranës

Kastrioti është rikthyer në Superiore dhe gjatë kësaj verë ka tentuar të përforcohet me lojtarë të rëndësishëm dhe që në të shkuarën kanë provuar të luajë në elitën e futbollit shqiptar. Drejtuesit janë munduar shumë që të afrojnë një sulmues cilësor.

Madje ata i bënë ofertë edhe kroatit Pero Pejiç, por sulmuesi nuk u bind nga oferta e krutanëve. Më parë ata kanë tentuar edhe një tjetër. “Sport Ekspres” mëson se i është bërë një ofertë nigerianit Ifeani Ede, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore.

Sulmuesi 27-vjeçar arriti të shënojë 6 gola me bardheblutë në 21 ndeshje, ndërkohë që realizoi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut. Me përfundimin e sezonit u largua nga 24 herë kampionët e vendit dhe prej atëherë nuk ka informacion se ku është aktivizuar.

Gjithsesi Kastrioti e tentoi këtë verë, madje bisedimet ishin konkrete. Por nuk pati një marrëveshje me lojtarin dhe krutanët afruan më pas ganezin Çarles Atsina, i cili vjet ishte pjesë e Vllaznisë në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *