Prapaskenat e eliminimit, gjesti i De Laurentis i befason të gjithë!

0

Marrëdhënia mes Aurelio De Laurentis e Napolit është shumë e ngushtë dhe këtë gjë e ka dëshmuar shumë herë. Presidenti i klubit napoletan duket se, pavarësisht eliminimit, nuk ka hezituar të mbështesë dhe inkurajojë lojtarët.

Arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes dhe të gjithë lojtarët, së bashku me trajnerin, shkojnë në dhomat e zhveshjes. Të njëjtën gjë bën edhe De Laurentis, i cili shkon të dëgjojë fjalët e Ançelotit, drejtuar lojtarëve. “Padroni” napoletan, sapo dëgjon fjalët e trajnerit, buzëqesh, në shenjë inkurajimi dhe mbështetje ndaj lojtarëve.

Pavarësisht tensionit të madh, ky moment duket se tregon “dashurinë” e presidentit për Napolin. Ai vendosi të mos qortojë askënd, këtë herë, si për të treguar se të besuarit e tij meritonin më shumë. Gjest ky i komentuar gjatë nga gazetarët  në Itali.

Megjithatë, Napoli vazhdon rrugëtimin në Ligën e Europës, ku do “gjejë” ekipe pretendente si Milan, Inter, Arsenal dhe Çelsi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.