Prapaskena me Vajushin dhe transferimi i Asanit, Genc Tomori hap “kartat”

Jasir Asani shënoi golin e vetëm të Partizanit kundër Kukësit. Sulmuesi anësor festoi duke hequr fanellën dhe bëri me shenjë nga tribuna. Shenja e heshtjes i drejtohet Safet Gjicit, presidentit të Kukësit. Diçka e tillë është komentuar edhe nga Genc Tomori, drejtori i Akademisë Partizani.

“Asani nuk ka probleme me presidentin Gjici. Partizani nuk ka si synim si klub që futbollistët tanë të sulmojnë presidentin. Në emër të klubit them se Asani nuk ka gjë aspak personale me Gjicin”, u shpreh Tomori. Në të shkuarën është raportuar se edhe Kukësi e ka dashur atë.

Tomori kujton momentin e transferimit të tij: “Asani kishte një kosto shumë të larta nga Shkupi, 150 mijë euro. Ishte dhe një skuadër tjetër, ajo që e ka formuar. Kishte një klub tjetër. Me dijeni tonë, Partizani ishte skuadra e vetme që e kërkoi. Asani erdhi pasi iku Ekuban”.

Mes të tjerash, gjatë emisionit “Fair Play” në Ora News, Tomori foli edhe për Armando Vajushin, lojtar të cilin e afroi Teuta në merkaton e dimrit. Shkodrani u tentua edhe nga Kukësi, ndërkohë që u përfol edhe për Partizanin si opsion. “Vajushi është kërkuar nga Partizani para dy vitesh dhe ka thënë se unë nuk vij në Shqipëri”, theksoi Tomori, duke hedhur poshtë zërat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *