Prapaskena me Ngo dhe afrimi i parë, Partizani lëviz në merkato

0

Partizani po punon që të përforcojë ekipin në merkaton e janarit dhe duket se lëvizja e parë është bërë. Sipas asaj që raporton “Telesport”, Fatjon Jusufi do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që zbulohet edhe një prapaskenë për Majkëll Ngo. Thuhet se anësori ka nënshkruar dhe në ditët e para të janarit do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.

Jusufi ka mbushur më 17 dhjetor 23 vjeç dhe luan në të dyja krahët e sulmit, por edhe si sulmues i dytë. Prej vitit 2013 ai është pjesë e Renovës në Maqedoni, teksa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje nga 18 që janë zhvilluar deri më tani në kampionat.

PRAPASKENA ME MAJKËLL NGO – Duke qenë se Rubin Hebaj nuk ka shënuar shumë, te Partizani kanë nisur prej kohësh të shohin për një tjetër sulmues qendror.  Shkodrani ka realizuar vetëm një dygolësh në derbi kundër Tiranës, e pamjaftueshme për pretendimet që ka Partizani.

Një pistë merkatojë ka qenë edhe anglezi Majkëll Ngo. Te Tirana ai ka pasur probleme disiplinore, ndërkohë që vinte edhe nga një operim në gju që e la për disa muaj jashtë fushave të blerta. Partizani e kaloi në “sitë” emrin e sulmuesit të bardhebluve, por ai që ka vendosur veton ka qenë drejtori Olsi Rama.

Ky i fundit nuk ka qenë dakord për transferimin e Ngo, i cili mund të lihej i lirë nga Tirana pas problematikave që kishte. Gjithsesi anglezi duket se ka rigjetur veten dhe mund të mbetet pjesë e bardhebluve deri në fund të kampionatit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.