Prapaskena, Gega garoi me dëmtim në pulpë

0
XXXXX competes in the XXXXXX on day 3 of the 23rd European Athletics Championships held at Olympic Stadium on July 8, 2016 in Amsterdam, Netherlands.

 

Flet trajneri: “Kjo medalje është falë sakrificës dhe lodhjes së Luizës, që për më shumë se tre vjet s’ka bërë një ditë pushime, por dhe lodhjes sime”

Dhimbje në tendinin e këmbës dhe në pulpën e majtë. E duket sikur asnjëherë Luiza Gega nuk do t’ia dilte në finalen e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Amsterdamit. Mirëpo vendosmëria dhe forca e saj, por dhe këmbëngulja e gjatë e trajnerit Stërmasi, lodhja e gjatë në stërvitje dhe pse jo ndërrimi i garës dhe kthimi i vajzës në garën e përshtatshme dhanë rezultatet. Luiza Gega është nënkampione e Evropës, e rrallë për atletikën shqiptare. Ja dhe intervista e trajnerit të Luiza Gegës, Taulant Stërmasit.

Medalje argjendi në Evropian, e para e tillë për ju si trajner…

Jam më shumë se sa i kënaqur…

  • Si e kishit ndërtuar strategjinë e garës, a mund të ndalej gjermania?
  • Siç të kam thënë për Luizën 3000 metra me pengesa është garë e re dhe sigurisht që kemi mangësi. E kjo për dy arsye, së pari mungesën e bazës materiale dhe së dyti kohën e pakët për t’u përgatitur për kalimin e pengesave ashtu siç duhet. Gjithsesi Luiza para garës kishte një shqetësim në tendinin e këmbës së majtë dhe në pulpë, gjë që na shqetësoi pa masë. Edhe pas garës ka pasur dhimbje, por gjatë vrapimit për fat e ndjeu pak. Jemi duke e mbajtur me akull, sepse vjen shpejt gara e radhës. Taktikisht ka vrapuar super dhe sipas të gjitha instruksioneve të dhëna. Por kur ke mungesa teknike në pengesë puna bëhet më e vështirë, sepse do të duhet të harxhohet më shumë energji. Megjithatë jemi të kënaqur.
  • Bota e njohu se kush është Luiza Gega, çfarë duhet të presim prej saj në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”?
  • Besoj se finalja do të jetë e lehtë dhe shpresojmë të përmirësojë problemet teknike. Nëse ndodh kjo do të përmirësojmë të paktën dhjetë sekonda nga koha që bëmë dje. E nëse ndodh kështu është e sigurt që do të jemi në gjashtëshen e parë në Olimpiadë.
  • Së fundi, kujt ia dedikoni suksesin?
  • Lodhjes dhe sakrificës së Luizës, e cila për më shumë se tre vjet nuk ka bërë më shumë se sa një ditë pushim. Lodhjes sime, që është e njëjtë me të. Dhe njëkohësisht asaj që ne të dy besuam bashkë, arritjes së majave, pavarësisht dështimeve të vogla.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image