Prapaskena e çuditshme dhe “faji” i Kontes, Juventusi kishte zgjedhur… Mihajloviçin!

Gazeta e njohur italiane “Corriere Dello Sport” ka dalë me një histori interesante, ku ka zbuluar prapaskenat e vendimit të emërimit të Masimiliano Alegrit në verën e vitit 2014-të. Në mënyrë të habitshme është zbuluar se kandidati favorit për të pasuar Antonio Konten në stolin e “Zonjës së Vjetër” ishte Sinisha Mihajloviç, por nuk ishte e thënë që ëndrra e trajnerit serb të bëhej realitet.

Në fillim të vitit 2014 Antonio Konte ia bëri të qartë presidentit të Juventuesit Andrea Anjeli se ai do të dorëhiqej në fund të sezonit, duke mos e respektuar kontratën e tij që përfundonte deri në vitin 2015.

I gjendur në këtë lloj situate Alegri së bashku me drejtuesit e lartë të Juventusit Fabio Paratiçi dhe Xhuzepe Marota u takuan me agjentin e trajnerit serb që asokohe drejtonte Sampdorian. Mes palëve u arrit një marrëveshje për një kontratë dy vjeçare me një opsion për një sezon të tretë.

Gjithçka dukej e kryer, derisa pak javë më vonë Konte ndryshoi mendje dhe gjithçka u shkrumbua. Për ta bërë situatën akoma më të trishtë për Mihajloviç, Konte bëri përsëri një kthesë 180 gradë duke u dorëhequr në fund të sezonit, pasi mori drejtimin e kombëtares së Italisë, ndërsa drejtuesit e Juves zgjodhën Alegrin, i cili vazhdon  e sot e kësaj ditë të jetë “timonieri” i kampionëve të Italisë.

Prezantimi i Alegrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *