Prag derbi/ Kush motivon më shumë? Partizani i kthehet Tiranës: Legjenda, për krenarinë, për qytetin

Një ndeshje derbi që luhet dhe përjetohet në nivelet më të larta, asgjë nuk mungon që Tirana-Partizani të ketë vëmendjen e të gjithëve. Përballja zhvillohet në një stadium si “Air Albania”, ka interes të jashtëzakonshëm nga tifozët, ndërsa edhe klubet përgjigjen me profesionalizëm.

Të dyja skuadrat kryeqytetase kanë motivuar tifozët e tyre me një video, për ta ndezur derbin edhe më shumë para kohe. Fillimisht ishte Tirana që hapi sfidën, ndërsa edhe Partizani i përgjigjet me momentet e festës nga të kuqtë, ndërsa shkruajnë: “Legjenda, për krenarinë, për qytetin”. Nëpërmjet videove është folur shumë, por kush motivon më tepër dhe kush do të fitojë në fushë? Përgjigja merret nesër… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *