Post-Tripleta zikaltër, një “dolli” 490 mln euro!

0

Tre pronarë, dhjetë trajnerë dhe thuajse gjysmë miliardi euro të shpenzuar në merkato. Udhëtimi në krizën e Interit post-Tripletë kalon edhe nga ato tri numra domethënës të publikuar dje në edicionin “online” të Panorama.it.

Nga viti 2010 deri më sot – lexohet – pronarët që janë pasuar në fronin e Interit kanë shpenzuar 490 milionë euro, me pikun e regjistruar që kur erdhi Suning në pushtet, edhe pse drejtimi i fundit i Thohir – nën shtysën e Mançinit – ishte afruar në kufirin e 100 mln eurove (98,2 mln), edhe pse me disa shitje të rëndësishme.

Por, e dhëna që fut në depresion tifozët e Interit, është mbresëlënëse: në shtatë vjet – sipas “Transfertmarkt” – janë blerë dhe shitur 747 lojtarë (në llogari ka sigurisht edhe lëvizje të rinjsh, huazime dhe operacione të vogla). Rezultatet janë nën sytë e të gjithëve dhe fotografia është vendi i 54-ërt në renditjen UEFA për klube, mes Genkut dhe Rubin Kazanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here