Portugalia triumfon në Hungari, por Zvicra mbetet përpara

Një gol nga Andre Silva në minutën e 48-të i dha fitoren 1-0 Portugalisë në Hungari, në një sfidë jo të bukur, që u vendos edhe nga një karton i kuq marrë nga hungarezi Priskin në minutën e 30-të, për një ngritje bërryli ndaj Pepes. Portugalia shpresonte te ndonjë gabim i Zvicrës kryesuese në grupin B, por nuk erdhi asnjë dhuratë.

Në Letoni Zvicra luajti ndeshjen perfekte, duke fituar 3-0 dhe duke dominuar, aq sa i lejoi vetes luksin të humbiste një 11-metërsh me Xhemailin pak minuta pasi kishte kaluar në avantazh me një autogol nga Vanins.

Megjithatë, vetë Xhemaili në pjesën e dytë dyfishoi dhe milanisti Rodrigez nga pika e bardhë vulosi rezultatin 3-0.

Tani Portugalia e ka të qartë: në tetor duhet ta mundë patjetër të paktën 2-0 Zvicrën, përndryshe përfundon në play-off me shumë gjasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *