Portugalia e Botërorit, pa gjysmën e kampionëve në Euro 2016

0

Trajneri i Portugalisë Fernando Santosh ka lënë jashtë shumë nga kampionët e Europës në vitin 2016, kur ka shpallur listën e lojtarëve që do të shkojnë në Kupën e Botës këtë verë.

Anësori i Lacios Nani, mesfushori i Barcelonës Andre Gomesh apo mesfushori i Bajernit Renato Sançes janë ndër emrat e bujshëm që kanë mbetur jashtë kombëtares luzitane, me Santosh që ka deklaruar se “i vjen shumë keq”.

Edhe sulmuesi Eder, i cili shënoi golin e triumfit në finalen e Euro 2016, nuk është më pjesë e kombëtares.

LISTA E PORTUGALISË:

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patricio (Sporting Lisbon)

Mbrojtës: Bruno Alves (Rangers), Cedric Soares (Southampton), Jose Fonte (Dalian Yifang), Mario Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Ricardo Pereira (Porto), Ruben Dias (Benfica)

Mesfushorë: Adrien Silva (Leicester), Bruno Fernandes (Sporting Lisbon), Joao Mario (West Ham), Joao Moutinho (AS Monaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moscow), William Carvalho (Sporting)

Sulmues: Andre Silva (AC Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting Lisbon), Goncalo Guedes (Valencia), Ricardo Quaresma (Besiktas)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.