Porto e “mbyti” Bajernin si Mainci

0

Ka tre argumente kryesore pse Porto arriti të surprizojë të gjithë duke mundur Bajernin 3-1 në “Dragao”. Së pari, ekipi i Pep Guardiolës kishte shumë pak alternativa dhe kjo u duk kur Holger Badshtuber dhe Sebastian Rode u futën si zëvendësues dhe praktikisht nuk u aktivizuan për të ndryshuar ndonjë gjë (Rode zëvendësoi Mario Gëcen e dëmtuar). Kjo, sepse Bajerni shkoi me gjashtë mungesa kryesore në Porto (Riberi, Roben, Shvajnshtaiger, Martinez, Alaba dhe Benatia). Si rrjedhim i kësaj, Bajerni jo thjesht nuk provonte dot module të tjera loje, por ishte shumë i lodhur. Ka dy javë që bavarezët luajnë dy ndeshje në javë me maksimumi 16 lojtarë në dispozicion, duke shtuar dëmtimet e portierit Rena dhe sulmuesit Pizarro. Së treti, Porto fitoi sepse zbatoi taktikën e duhur. U duk qartë se trajneri i vendasve e kishte vëzhguar mirë lojën e Bajernit. Ai e ka kuptuar se skuadra e Pep Guardiolës është “maniake” për mbajtjen e topit dhe çdo aksion e nis me një rrjedhë logjike nga mbrojtja në mesfushë dhe pa topa të gjatë. Kështu, Porto e pengoi këtë lidhje duke u bërë presion mbrojtësve të Bajernit dhe mesfushorit organizator (Alonsos). Nga kjo u shënuan dy gola, sepse lojtarët e Bajernit ishin të lodhur dhe kjo u duk qartë. Një taktikë të tillë ka provuar Mainci kundër Bajernit në pothuajse të gjitha ndeshjet e dy sezoneve të fundit. Pjesa e parë e Maincit gjithnjë ka qenë një shëmbëlltyrë e asaj që bëri Porto në “Dragao”. Duke bërë presion te mbrojtësit, Bajerni nuk e mbante dot topin si zakonisht dhe humbte superioritetin numerik në mesfushë. Kjo bëri që në të shumtën e rasteve lojtarët të ishin larg njëri-tjetrit dhe shpesh Tiago apo Lahm pasonin vertikalisht drejt dhe larg, por pa sukses.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image