Portieri më i mirë i Evropianit s’është Neuer

0

Ka Manuel Neuer, por ka edhe Gigi Buffon! Është pikërisht kapiteni i Italisë ai i cili deri tani ka dalë mbi të gjithë kolegët e tij në Kampionatin Evropian të futbollit.

Portieri 38-vjeçar ka përqindjen më të mirë të pritjeve me 91%, duke lënë pas me shumë pak diferencë Fabianskin e Polonisë me 90%, 18 pritje e 2 gola të pësuar. Manuel Neuer për momentin është me 88.89% të pritjeve në vendin e tretë, një statistikë kjo që mund të përmirësohet akoma më shumë. Mbetet shumë larg, belgu Thibaut Courtois, përqindja e pritjeve të të cilit shkon deri në 77.27 me 17 pritja e 5 gola të pësuar.

Buffon ka mundur që në 62 ndeshje nga 161 të luajtura të mbajë të paprekur portën e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here