Portieri i PSG-së rrezikon burgun, aksidenti me lamburginin e marrë me qira e fut në telashe

Portieri i PSG-së, Marcin Bulka, është futur në telashe në vendlindjen e tij. Lojtari i gjigantëve francezë ka pësuar një aksident në rrugët e Polonisë, ku ishte duke ngarë një lamborgini të marrë me qira prej tij. Fatkeqësisht 20-vjeçari është përplasur me një automjet të tipit Hundait. Bulka nuk është dëmtuar nga ana shëndetësore prej kësaj ngjarjeje, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për personin tjetër të përfshirë në këtë aksident.

Kështu sipas asaj që raportohet, portieri i tretë i PSG-së mund të përballet me ligjin. Bulka rrezikon burgun në Poloni, ku përflitet se akuzohet si shkaktar i aksidentit. Një akuzë kjo ku në rast se shpallet fajtor, atëherë do i kushtojë 3 vite burg. Një lajm i keq ky për polakun, që në këtë skenar do i duhej t’i thoshte lamtumirë karrirës si futbollist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *