Portieri i Evertonit protagonist në sherr, reagon trajneri i tij

Trajneri i Evertonit, Marko Silva ka reaguar në lidhje me sherrin që Xhordaj Pikford bëri në dalje të një restoranti disa ditë më parë. Portieri i Evertonin dhe i kombëtares angleze u godit dhe u përfshi në një zënkë me disa djem të tjerë dhe pamjet filmike u shpërndanë kudo në rrjet. Për këtë incident, Silva tha:

“Biseda e parë që bëmë më tha që ka kuptuar se ka gabuar dhe ka mësuar. Mendoj se ishte e qartë në mendjen e tij se çfarë kishte ndodhur dhe jam i bindur që nuk do të përsëritet më. Xhordan i di përgjegjësitë e tij kundrejt klubit dhe imazhit të tij. Unë i thashë se futbollistët shpeshherë provokohen, por duhet të ruhen nga gjithçka, cilado qoftë situata.

Incidenti ka ndodhur në ditën e tij të pushimit, nuk ishte diçka që më pëlqeu. Do të luajmë në fundjavë dhe ai ka punuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë gati. Sezoni nuk ka mbaruar ende”, përfundoi Silva.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *