Porta mbetet problem për Arsenalin, sytë nga Gjermania

Peter Çeh e përfundoi aventurën e tij me Arsenalin dhe londinezëve u duhet të gjejnë një pasues. Ata pritet të marrin një portier të ri që do rritet profesionalisht në skuadrën e drejtuar nga Unai Emeri, për t’u bërë më pas gardiani i parë i portës.
Markus Shubert do të firmosë në ditët e ardhshme me Arsenalin. 21-vjeçari aktivizohet me Dinamo Dresden në Bundesligën 2 gjermane. Me paraqitjet e tij të mira ka bërë të tërheqë vëmendjen e klubit anglez dhe të shihet si një nga portierët e së ardhmes në vendin e tij.

Fillimisht Shubert do të jetë numri 2 i portës. Ai duhet të konkurojë me cilësitë e Bernd Leno. Ky i fundit ka shfaqur siguri, por ardhja e një portieri të talentuar mund të shtojë rivalitetin për katërkëndëshin e Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *