Politikë mizore nga pronarët e Interit, në Kinë nisin protestat

Tifozët e skuadrës kineze të Jiangsu Suning kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për të protestuar ndaj një politike shumë të çuditshme që klubi i tyre ndjek për të pasur një numër sa më të lartë tifozësh.

Kompania që ka në pronësi aksionet e klubit detyron qindra punonjës të saj të shkojnë në stadium për të parë ndeshjet e klubet. Duke qenë se një pjesë e mirë e tyre punojnë me orare të stërgjatura, futbolli nuk është nga ato lukse që mund t’ia lejojnë vetes pas një dite rraskapitëse .

Tifozët duke protestuar

Në shenjë protestë me qindra tifozë i kanë kthyer shpinën fushës gjatë ndeshjes së zhvilluar së fundmi midis Jiangsu dhe Shanghai SIPG. Pronari i skuadrës së Jiangsu është Zhang Jindong, i njëjti preson që ka në pronësi klubin e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *