Politikanët duan një “thelë” suksesi, Luftëtari ngre krye

0

Fitorja e djeshme kundër Tiranës ka përforcuar pozitat e Luftëtarit në vendin e katërt në Superiore dhe njëkohësisht ka konfirmuar se skuadra gjirokastrite mbetet ajo që luan futbollin më të bukur në Shqipëri.

Megjithatë, si zakonisht ku ka mjaltë, ka edhe lloj-lloj insektesh dhe pikërisht kjo gjë po bezdis klubin gjirokastrit.

Me një deklaratë për shtyp, Luftëtari ka kërkuar të mbajë larg çdo politikan i cili është zgjuar në mëngjes dhe krejt papritur ka kuptuar se Luftëtari sjell reklamë pozitive e kërkon pak sukses personal.

“Çdo tentativë e politikanëve për të abuzuar me sukseset e Luftëtarit, duke nëpërkëmbur djersën e çunave dhe punën e palodhur të stafit teknik dhe duke sfumuar kontributin e presidencës, do te jetë e dështuar. Edhe një herë kërkojmë publikisht nga politika dhe politikanët, të distancohen dhe të mos ngatërrojnë ngjyrat dhe bluzën e rëndë të Luftëtarit, me ngjyrat e partive dhe interesat e ngushta te politikanëve”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here