Politika shqiptare “buzëqesh”, një ditë larg debateve, pranë futbollit!

0

Nuk ka qenë një ditë e zakonshme për krerët e vendit dhe ata që Opozitës, edhe pse në parlament s’janë kursyer

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës për t’i dhënë tri pikët në tavolinë Kombëtares kuqezi është përjetuar në Shqipëri si një fitore e madhe që i kalon kufijtë sportiv. i menjëhershëm ka qenë reagimi i personazheve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, duke nisur që nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tek Kryeministri i vendit, Edi Rama, apo edhe Kryetari i Opozitës,  Numri 1 i shtetit, Bujar Nishani, në faqen e tij zyrtare, shkruan: “Urime ekipit kombëtar. Përpara!”

Ndërsa për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, 3 pikët në tavolinë në favor të kuqezinjve është një “fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë! Përpara shqipe!”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook. Një fitore sa sportive edhe politike e Shqipërisë ndaj Serbisë, pasi hedh poshtë mitin se një vend i vogël si y ynë, pa përkrahjen e superfuqive të Europës e ka të vështirë ta gjejë drejtësinë, qoftë kur bëhet fjalë vetëm për futboll.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image