Politika në mes, Arsenali në finale pa fantazistin

0

Finalja e Europa League do të zhvillohet për herë të parë në Baku të Azerbaixhanit. Vendndodhja  e eventit të shumëpritur nuk ishte idealja për skuadrën e Arsenalit, që ka në gjirin e saj futbollistin armen Henrik Mkihtarjan.

Situata e tensionuar gjeopolitike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk mund të anashkalohet edhe pse kemi të bëjmë thjesht me një ndeshje futbolli. Ligjërisht shtetasit armen nuk lejohet të shkelin ne territorin e Azerbajxhanit, por UEFA mund të ndërhyjë për të siguruar një përjashtim për 30-vjeçarin.

Gjithsesi, gjasat janë që futbollisti të mos pranojë të shkelë në territorin e Azerbajxhanit për shkaqe sigurie. Në vitin 2015, Mkihtarjan refuzoi të udhëtonte me Borusian e Dortmundit drejt Azerbajxhanit për një ndeshje të Europa League kundër Gabalës.

Urrejtja midis dy popujve është tepër e madhe për shkak të një konflikti për një sipërfaqe territoriale, për të cilin u zhvillua në luftë e shkurtër në vitet 90-të.

Foto të luftimeve Armeni – Azerbajxhan
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.