“Politika, Koronavirusi…përse më pyesni mua?” Klopi ka përgjigje epike, i mbyll gojën edhe gazetarit

Jurgen Klopp di gjithnjë si të rrëmbejë vëmendjen me fjalët e tij. Konferencat për shtyp të gjermanit janë përherë interesante dhe e tillë ka qenë edhe ajo e fundit. I pyetur nga gazetari në lidhje me frikën e përhapjes së koronavirusit, Klopp ka ditur t’i japë përgjigjen e duhur, ndërsa ka shprehur edhe habinë se përse pyetet gjithnjë për çështje që kurrsesi nuk i takojnë të flasë.

“Ajo që nuk më pëlqen në jetë është se për gjëra serioze mendimi i trajnerit merr një rëndësi të madhe. Nuk e kuptoj këtë. Nuk e kuptoj vërtet, nëse të pyes ty, atëherë edhe ti je në të njëjtin rol si unë. Kështu që nuk është e rëndësishmë çfarë thonë njerëzit e famshëm. Duhet të flasim për çdo gjë në mënyrën e duhur.

Nuk mund të jenë njerëzit pa njohuri si puna ime që të flasin për diçka. Njerëzit me njohuri duhet ta bëjnë këtë dhe t’i tregojnë të tjerëve se si të veprojnë. Bëjeni këtë dhe çdo gjë do të jetë mirë. Jo trajnerët e futbollit. Nuk e kuptoj. Politika, Koronavirsi përse më pyesni mua? Unë kam vënë një kapele baseball-i dhe e lë mjekrën keq”, ka qenë edhe kundërpërgjija e Klopp./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *