“Politika” e Realit, synohet mesfushori i Mançester Sitit

Real Madrid është një prej skuadrave më të fuqishme në botë, por duket se tani ka ndryshuar disi strategji dhe mendon më shumë për lojtarët e rinj dhe me perspektivë. Kampionët e Europës kanë treguar se janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme vetëm e vetëm që të afrojnë lojtarë të rinj dhe që mund të ofrojnë shumë për të ardhmen.

Në merkaton e janarit, drejtuesit e “galaktikëve” kanë një mision të ri. Bëhet fjalë për lojtarin e Mançester Sitit, Brahim Diaz. 19-vjeçari është i pakënaqur dhe deri më tani nga minutazhi që i ka dhënë Pep Guardiuola aq sa mesfushori ka refuzuar deri më tani tre oferta rinovimet që i ka propozuar klubi i “qytetarëve”.

Reali do të përfitojë nga kjo situatë, duke ditur se lojtarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm. Sigurisht, për të evituar konkurrencën e skuadrave të tjera, të cilat i kanë pikasur cilësitë e Diaz, janë gati që të ofrojnë 10 milionë euro që në janar. Mbetet për t’u parë nëse lojtarin do ta tu ndonjë një aventurë tek tre herë kampionët e Europës, apo do të presë qershorin, për të shkuar aty ku ai vërtetë mendon se do të ketë më shumë hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *