Policia vë veton: Tribuna historike e Tiranës vishet e kuqe, ja vendimi

Klubi i Tiranës ka dalë me një njoftim që bën me dije se në tribunën A nuk do të qëndrojnë tifozët e Tiranës. Ata do të zhvendosen tek “B”-ja dhe kjo bëhet për shkaqe sigurie. Në derbin e parë Policia nuk kishte marrë përsipër rendin, kurse tani klubi bardheblu është dorëzuar dhe ka pranuar kërkesn e forcave të rendit.

Historikisht tifozët e Tiranës kanë qëndruar në tribunën A, që këtë herë do të “pushtohet” nga dashamirësit e Partizanit. Mbetet për t’u parë se si do të pritet nga fansat bardheblu diçka e tillë. Në të shkuarën kanë qenë kundër shkëmbimit të tribunave.

NJOFTIMI I TIRANËS
Biletat e tribunës dhe ndarja e stadiumit
-Dalin nesër në shitje biletat për tribunat A, B, C dhe H. Për shkaqe sigurie dhe me kërkesë të panegociueshme nga Policia e Tiranës, është vendosur që këtë ndeshje, tribunat të ndahen ndryshe nga takimet e kaluara.
-Tifozët e Tiranës do të vendosen në tribunat B, C, D, E, F, G.
-Tifozët e Partizanit do të vendosen në tribunat A, H.
-Biletat për të gjithë sektorët dalin nesër në shitje.
– Tifozët që kanë abone për tribunën A do të kontaktohen nga Kompania që menaxhon biletat për të ruajtur të njëjtat vende në tribunën B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *