Policia u bllokon parullat, Fanatics braktisin stadiumin

Përkrahësit lënë bosh sektorin e tyre pas 19 minutash lojë, në shenjë proteste për bllokimin e parullave nga ana e policisë

Tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics” kanë hyrë në stadium, por pas një sherri me policinë janë larguar. Tifozët kanë qëndruar vetëm 19 minuta dhe më pas kanë braktisur shkallët e stadiumit. Në një moment të lojës është parë që gjithë pjesa D ku rri grupi është zbrazur. Një pjesë e vogël ka kaluar në ballore, ndërsa pjesa tjetër ka lënë përfundimisht stadiumin. Një protestë që tifozët e kanë shpjeguar, por ndoshta ka të bëjë me aludime të mundshme për lënien jashtë të tifozëve. Vetë tifozët në “Facebook” kanë reaguar teksa e kanë konsideruar veprimin e policisë si turpin e radhës nga njerëzit paturp, të mbështetur edhe nga ish-presidenca. Sipas tyre: “Pa motiv apo arsye, edhe një herë tjetër “policia” e shtetit krijon probleme artificiale në sektorin tonë! Mesazhet e përgatitura për sot kanë qenë “jo etike” për një ndeshje të denjë të “kampionatit”. Jemi të vetëdijshëm që këto janë tentativa të dështuara të nisura nga ish presidenti, për të ndaluar vrullin e protestës së tifozëve. Ne nuk ndalemi me kaq! Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të na bashkohen në transfertën e radhës, bashkë t’i anashkalojmë këto përpjekje të dështuara të ish-presidentit & co! Tirona nuk është vetëm! Tirona na ka ne!”, deklaronin tifozët që akuzojnë klubin dhe tifozët për këtë inskenim. Sigurisht edhe dje tifozët nuk i kursyen Halilit koret e tyre e ftesën pa xhentilesë për t’u larguar nga bardheblutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *