Policia nëpërkëmb futbollin, terrorizmi shpikja e re

0

Vladimir Prenga

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë të mbaruar dhe e radhës ndodhi në Kamzë, aty ku ishte parashikuar të luhej Kamza-Besëlidhja, e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë. Kjo përballje vendoste ekipin që do ngjitej në Superiore, por Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes, me pretekstin se kishin informacion se kishte informacion për sulme terroriste, por deri në orën 15:00, kur edhe stadiumi i Kamzës ishte thuajse i boshatisur, as edhe një problem nuk pati, veç atmosferë feste dhe tifozë që prisnin të shihnin një përballje të bukur në fushën e blertë, por kjo nuk ndodhi.

ORGANIZIMI – Siç ndodh gjithmonë, klubi vendas kishte bërë kërkesën në Komisariatin e Policisë së Kamzës për ndeshjen e djeshme dhe rreth dy orë para ndeshjes forcat e rendit janë shfaqur në stadiumin “Fuat Toptani” dhe kanë kryer mbledhjen e zakonshme për të ndarë edhe detyrat për mbarëvajtjen e ndeshjes. Por vetëm pas pak ka pasur një urdhër të dytë dhe policët janë larguar nga stadiumi, duke qëndruar rreth e rrotull, në mënyrë rreth orës 12:20, Policia e Shtetit, me anë të një “email”-i ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se nuk e merr përsipër sigurinë në ndeshjen Kamza-Besëlidhja. Në stadium kishte forca sigurie private, por duke parë numrin e tifozëve, FSHF e ka parë të arsyeshme që ndeshja të mos zhvillohej dhe të shtyhej për një ditë tjetër. Nga ana tjetër edhe Besëlidhja nuk ka pranuar që ndeshja të luhej pa polici, çka ka bërë që spikeri në stadium të njoftonte se ndeshja shtyhej dhe më pas tifozët nisën të largoheshin në stadium qetësisht.

REAGIMET – Përfaqësues të mediave të ndryshme nga tribuna u transferuan në ambientet e brendshme të stadiumit, aty ku të gjithë tentuan të merrnin reagimet e protagonistëve. Nga kampi lezhjan nuk foli asnjë, teksa ekipi u largua së bashkë me stafin teknik dhe presidentin Gjokë Noka, ndërsa ai i Kamzës, Naim Qarri, qëndroi për një kohë me pjesëtarë të tjerë të stafit, ndërkohë kërkesë së bërë nga mediat për të folur ai iu përgjigj shkurtimisht: “E patë vetë gjithçka ndodhi. Çfarë doni t’iu them? Ne shpenzojmë para, njerëzit kishin ardhur për të parë një ndeshje futbolli dhe në fund ajo nuk luhet”, tha ndër të tjera numri një i klubit të Kamzës, dukshëm i mërzitur me gjithçka ndodhi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image