“Policia mendonte se vidhnim makina”, Hakimi tregon të shkuarën në Madrid

Achraf Hakimi po kalon një periudhë fantastike në radhët e gjermanëve të Dortmundit. Edhe pse në një moshë shumë të re, lojtari maroken po bën mirë në fushën e lojës, ku përpos lojës së mirë në mbrojtje, ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij edhe në fazën sulmuese me anë të golave të shënuar. Në një intervistë për spanjollen “El Mundo”, Hakimi ka rikujtuar të shkuarën e tij në Spanjë, ku edhe ka lindur. Mbrojtësi maroken ka treguar paragjykimet në drejtim të tij dhe familjes, që gjithnjë cilësoheshin si hajdutë.

“Prindërit e mi arritën në Spanjë kur ishin të rinj. Ata ishin pak më shumë se 20 vjeç. Nëna ime punonte pastruese shtëpish. Babai im e kërkoi jetën në rrugë. Ai ishte një shitës rruge. Ata mundoheshin të siguronin jetesën me aq sa mundnin. Nganjëherë shkoja me tim atë. Jam munduar ta ndihmoj. Por ai nuk më linte. Kështu që shkoja me vëllezërit e mi në park ndërsa ai punonte.

Rracizmin e kam dalluar dhe vazhdoj ta vërej. Nuk kishte rëndësi edhe nëse isha me mjetin e identifikimit apo pasaportën, mjafton një emër arab apo fytyra marokene. Duan apo jo, ata bëjnë veprime rraciste, edhe pse ndoshta nuk janë të qëllimshme.

Mund të jem me një makinë të mire duke u larguar nga Bernabéu, ose të darkoj me miqtë e mi … Dhe ne ndalemi nga policia. Ata mendojnë se ne jemi njerëz që vjedhin makina. Kjo ndodh gjithnjë me të njëjtët njerëz, me të huajt. Pa e përçmuar askënd, një spanjoll apo një të bardhë nuk e ndalojnë”, ka thënë Achraf Hakimi./Sport Ekspres/