Policia bullgare: Ujë në stadium, sipas urdhrave të UEFA-s!

0

Javën e shkuar bullgarët u habitën se në “Selman Stërmasi” nuk lejohej as futja e ujit në stadium, por ne kemi kohë që i vuajmë këto skandale të shtetit shqiptar, në bashkëpunim me FSHF-në. Jo vetëm në kampionat, por edhe në ndeshjet e kombëtares shqiptare, shanset për të futur ujë, apo për ta gjetur brenda, janë zero. As gota plastike nuk lejohet shpesh të futet në stadium, sepse konsiderohet armë e rrezikshmërisë së lartë, mund të lagë ndonjë lojtar po u hodh në fushë!

Më tragjikomikja është se shpesh as policia shqiptare nuk e ka idenë fort për rregullat, sepse ka raste kur në një stadium të ndalon shishen dhe në tjetrin të detyron vetëm të heqësh tapën e saj, ndërsa ka pasur raste kur dy kordone të policisë në ndeshje të kombëtares binin në kundërshtim me njëri-tjetrin: njëri kordon të siguronte se shishja futet në stadium pa tapë, kordoni pasardhës të detyronte ta pije me fund shishen, sepse nuk lejohet brenda stadiumit!

Gjithashtu, edhe masat e tjera nga policia shqiptare janë qesharake, si ajo e detyrimit të lënies jashtë stadiumit të monedhave dhe çelësave, a thua se dikush do hedhë çelësin e makinës apo shtëpisë në fushë dhe të flejë rrugëve.

Ndërkaq, policia bullgare ka publikuar masat për ndeshjen e nesërme me Botevin dhe bien në sy dy gjëra:

– Ndalohen shishe, fishekzjarre, objekte të mprehta dhe alkool (nuk përmenden gjëkundi monedha dhe çelësa)

– Sipas kërkesave nga UEFA, në stadium do të shihet ujë me gota plastike.

Si zakonisht, për dreq, këto rregulloret e UEFA-s nuk vijnë kurrë në Shqipëri, diku humbasin rrugës!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here